Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grup folklorik nga Bansko mahniti publikun dhe jurinë në Festivalin Ndërkombëtar në Zakopane

Foto: FB/embassybgwarsaw

Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete malore nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bullgarë ngjallën admirimin e publikut dhe fituan vlerësimin më të lartë nga juria – çmimin prestigjioz të festivalit "Sëpata e Artë", theksohet në njoftimin e përfaqësisë diplomatike.

Kryetari i Bashkisë së Banskos, Stojço Banenski, përgëzoi ansamblin dhe koreografen Rajna Aseva për paraqitjen e shkëlqyer dhe shkroi në Facebook: "Pata fatin ta përjetoj këtë emocion dhe jam krenar që forca dhe energjia e Pirinit dhe Banskos u shfaqën në mënyrën më të mirë dhe më të bukur, duke pushtuar zemrat e publikut në Zakopane me këngë dhe valle, me paraqitjen autentike të një zakoni të shenjtë – “Dasma e vjetër e Banskos”."


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: FB/embassybgwarsaw



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Momçillovci prezantoi kosin bullgar në Shangai

Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..

botuar më 25-10-06 7.50.PD

Momçillgradi magjeps banorët e Sofjes me shijen dhe folklorin e Rodopeve

Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..

botuar më 25-10-04 9.35.PD

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD