Zjarri në Parkun Kombëtar të Rillës, i cili vazhdon tashmë pesë ditë, ka dëmtuar rreth 200 hektarë pyje dhe zona alpine. Pavarësisht shiut gjatë ditëve të pushimit, zjarret vazhdojnë të digjen dhe sot ekipet e vullnetarëve, zjarrfikësve dhe pylltarëve janë përqendruar kryesisht në shuarjen e zjarreve rreth perimetrit të zjarrit, tha për BNT Kryeinspektori Julian Petrov nga Drejtoria Rajonale për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë – Bllagoevgrad.
50 persona po punojnë në terren dhe zjarrfikësit shpresojnë ta shuajnë zjarrin brenda pak ditësh.
Në të njëjtën kohë, në komunën Strumjani, një zjarr në malin Maleshevo mbi fshatin Igralishte preku mbi 120 hektarë pyll. Shkaku i zjarrit është me shumë mundësi rrufeja nga një stuhi, pasi Maleshevo është një nga malet më pa ujë dhe kjo e bën atë shumë të prekshëm nga zjarret. Shtatë kamionë zjarrfikës kanë qenë në vendngjarje që nga mëngjesi i hershëm. Vullnetarët nga ekipet e emergjencës dhe shpëtimit në Petriç dhe Strumjani janë gjithashtu të mobilizuar.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të..