Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po, Bullgaria”, MEÇ dhe APS do të paraqesin një votë mosbesimi brenda ditësh

Ivajllo Mirçev
Foto: dabulgaria.bg

Në ditët në vijim, së bashku me “Morali, Uniteti, Nderi” (MEÇ) dhe “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” (APS), do të paraqesim një votë mosbesimi mbi temën “Kundërveprim ndaj shtetit të pushtuar”, u tha gazetarëve bashkëkryetari i “Po, Bullgaria”, Ivajllo Mirçev, para fillimit të seancës së parë parlamentare të sezonit të ri politik.

Sipas tij, ajo që po ndodh me institucionet është një rreth oligarkik që e bën Bullgarinë të mos funksionojë dhe se ato janë të varura nga njerëz të caktuar – pjesë e qeverisë.

Deputeti shprehu mendimin se e vetmja gjë që aktualisht mund ta rrëzojë qeverinë është vullneti i “DPS-së - Fillimi i Ri” të Deljan Peevskit. Ai shtoi se sot partia e tij do të shpallë një plan për t'i rezistuar shtetit të pushtuar.

“Vota e mosbesimit është i MEÇ dhe është mbi temën “Rendi dhe Siguria e Brendshme”, ende nuk është saktësuar nëse tema e drejtësisë do të përfshihet në të”, u tha gazetarëve kreu i MEÇ, Radostin Vasilev. Sipas tij, partia e tij është iniciatore e votës së mosbesimit dhe ende nuk është e qartë se kur do të depozitohet.

“Nuk do të lejoj askënd të trondisë shtetin”, kështu Deljan Peevski komentoi qëllimin e opozitës për të paraqitur një votë mosbesimi.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Fotodabulgaria.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..

botuar më 25-10-24 12.02.MD
Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD