Rreth 320 mijë njerëz do të udhëtojnë gjatë festave midis 6 dhe 8 shtatorit, njoftoi drejtori i Institutit për Analizën dhe Parashikimet e Mjedisit të Informacionit në Turizëm, Rumen Draganov, i cituar nga BGNES. Gati 40 mijë prej tyre do të jenë jashtë vendit, më shpesh në Greqi dhe Turqi.
Për shkak të motit të mrekullueshëm, bashkatdhetarët tanë do t'i kalojnë fundjavat kryesisht në Bullgari. "Rreth epidemisë së koronavirusit, shumë njerëz restauruan shtëpitë e tyre stërgjyshore ose blenë vila dhe udhëtimet e brendshme po rriten", shpjegoi Rumen Draganov.
Në tremujorin e dytë të vitit, në vend u regjistruan mbi 26 milionë udhëtime, kryesisht në shtëpi dhe vila të tilla, dhe ekskursionet jashtë vendit numëruan gati 8 milionë. Mbi 1.3 milionë turistë vizitojnë Greqinë çdo vit.
Të huajt që erdhën në vendin tonë gjatë verës janë rreth dyfishi i popullsisë së Bullgarisë - 13.5 milionë. Udhëtimet e brendshme janë katër herë më të shumta se popullsia jonë - mbi 26 milionë, tha Rumen Draganov. Sipas tij, nga janari deri në gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 9 milionë turistë të huaj.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..