Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politikanët urojnë popullin bullgar me rastin e festës kombëtare të 6 shtatorit

"Bashkimi e bën forcën"
Foto: BTA

Me rastin e Ditës së sotme të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, politikanët dërguan mesazhe uniteti.

Kryeministri Rosen Zheljazkov uroi qytetarët bullgarë, duke theksuar se Bashkimi mbetet një shembull i qëndrueshëm i vullnetit të fortë kombëtar dhe urtësisë së shtetit: "Historia na ka treguar vazhdimisht se Bashkimi është zgjedhja e duhur që sjell prosperitet në vendin tonë dhe për të gjithë ne. Sa herë që jemi së bashku dhe bashkojmë forcat me ndjenjën e përgjegjësisë për të ardhmen tonë të përbashkët, na hapet ai horizont që përcakton në mënyrë të palëkundur prosperitetin e Bullgarisë në të ardhmen."

“Së bashku mund të bëjmë më shumë sesa secili prej nesh individualisht”, tha për BTA-në Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Natalija Kiselova. “Tradicionalisht, në Ditën e Bashkimit thuhet se vetëm të bashkuar mund të arrijmë qëllimet tona kombëtare, por ka edhe mesazhe të tjera që mund të lexohen nga distanca e kohës – përkatësisht, se interesi kombëtar bullgar ndonjëherë mbizotëron mbi koniunkturën ndërkombëtare, siç ishte rasti kur u shkel Traktati i Berlinit, kur u bashkuan Principata e Bullgarisë dhe Rumelia Lindore”, shtoi ajo.

"Bashkimi është ajo datë e lavdishme në historinë bullgare kur vullneti i popullit bëhet një forcë e fuqishme dhe i detyron politikanët vendas dhe të huaj të kapërcejnë frikën dhe dyshimet, qeveritë dhe perandoritë të braktisin llogaritjet, skemat dhe interesat dhe të njohin Bashkimin e bullgarëve", shkroi Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova.

Sipas kreut të GERB-it, Bojko Borisov, në këtë ditë bullgarët vërtetojnë se forca e një shoqërie qëndron në vendosmërinë e saj për të qenë e bashkuar. “Ndarja na bën gjithmonë më të dobët, dhe vullneti i përbashkët ndërton një të ardhme”, thekson ai.

“Liria ka kuptim vetëm kur jemi të bashkuar. Bashkimi i vitit 1885 është provë se bullgarët mund t’i rezistojnë çdo force kur bëhet fjalë për liri dhe pavarësi”, është mesazhi i “Po e Vazhdojmë Ndryshimin”.

Me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit, udhëheqësi i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi: “Bashkimi bën forcë! Sa prej jush e kujtojnë se kjo është motoja kombëtare bullgare? Është koha ta kujtojmë përsëri dhe të kuptojmë se së bashku mund të bëjmë çdo gjë – nga përballja me Fuqitë e Mëdha deri te përmbysja e qeverisë jeniçere.”

Urime për festën shprehën edhe udhëheqësi i “DPS – Fillimi i Ri” Deljan Peevski, grupi parlamentar i “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe Ministri i Jashtëm Georg Georgiev.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/Fondacioni

Mjekët bullgarë kryejnë konsulta mjekësore në fshatin shqiptar Pustec

Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..

botuar më 25-09-26 8.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..

botuar më 25-09-26 7.05.MD

Vetëm 10% e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror kanë leje për birësim

Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..

botuar më 25-09-26 5.06.MD