Kërkesat për ndryshimin e masave për paraburgimin e kryebashkiakut të Varnës Bllagomir Kocev, ish-nënkryetarit të kryeqytetit Nikolla Barbutov dhe biznesmenit Petër Rafaillov u pritën në Gjykatën e Qytetit të Sofjes, njoftoi qendra e shtypit e gjykatës.
Bllagomir Kocev u paraburgos në lidhje me një hetim për një krim korrupsioni, dhe Nikolla Barbutov kohët e fundit mori dy akuza të reja për shpërdorim të pushtetit dhe përgatitje të dokumenteve të prokurimeve publike me kompani të caktuara për kushte më të favorshme. Përveç kësaj, Kocev, Barbutov dhe Rafaillov akuzohen për pjesëmarrje në grupe të organizuara kriminale për krime të detyrës dhe ryshfet, kujton BTA.
Avokatja e kryebashkiakut të Varnës, Ina Lullçeva, komentoi se prokuroria po vonon çështjen e tij dhe po pengon shqyrtimin në kohë të kërkesës për një masë më të lehtë. Sa i përket Nikolla Barbutov dhe Petër Rafaillov, Gjykata e Apelit e Sofjes vendosi t'i mbajë ata përgjithmonë në paraburgim.
Janë planifikuar seanca dëgjimore që gjykata të shqyrtojë ankesat e tre të pandehurve kundër paraburgimit të tyre.
Në qytetin e lindjes së Bllagomir Kocev shpesh mbahen protesta duke kërkuar lirimin e tij pas arrestimit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..