Para mauzoleut me eshtra të Princit Aleksandër I Batenberg dhe me pjesëmarrjen e një njësie ushtarake përfaqësuese nga Garda Kombëtare në Sofje, u festua Dita e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, raportoi BGNES.
“Sapo zbuluam një monument të Gjeneral Vlladimir Vazov, po qëndrojmë para mauzoleut, ka shumë heronj të tjerë dhe shpesh pyes veten se si ishte jeta e tyre e përditshme, çfarë zgjedhjesh bënë, a kishin frikë, çfarë pyetjesh i bënë vetes, a zgjodhën të lehtën apo të duhurën”, tha Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev në përshëndetjen e tij. Ai shprehu dëshirën që të kërkojmë atë që na bashkon dhe, në vend që të vizatojmë vija ndarëse, le të ndërtojmë së bashku të ardhmen e dëshiruar për fëmijët tanë. “Kjo është mënyra më e pastër për t'u bërë homazh këtyre njerëzve të mëdhenj që sakrifikuan veten”, shtoi Kryetari i Bashkisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev, deputetë, këshilltarë bashkiakë. Kurora u vendosën gjithashtu në emër të Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova, Ministrit të Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov, zyrtarëve të tjerë të lartë dhe qytetarëve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BTA
Me rastin e Ditës së sotme të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, politikanët dërguan mesazhe uniteti. Kryeministri Rosen Zheljazkov uroi qytetarët bullgarë, duke theksuar se Bashkimi mbetet një shembull i..
Të ruajnë rrënjët bullgare mes brezit të ri bashkatdhetarësh jashtë vendit, por gjithashtu edhe të mbajnë gjuhën, kujtesën dhe kulturën bullgare mes pasardhësve të emigracionit bullgar – ky është misioni i madh i shkollave bullgare në botë. Shumica e..
Në shtator shkollat bullgare jashtë vendit hapin dyert. Ato megjithatë nuk janë ishull i vetmuar dhe drejt tyre shtrijnë duar miqësore institucione, që u japin atyre skenë për shfaqje. Njëra prej tyre është Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju..
Me rastin e Ditës së sotme të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, politikanët dërguan mesazhe uniteti. Kryeministri..