Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Foto: Facebook/Dobrina Delcheva

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i përgatitur sipas një teknike të lashtë nga qumështi i deles, me një shije karakteristike të thartë, të kripur dhe të mprehtë.

Familja e Kirill dhe Dobrina Dellçev ka ringjallur këtë traditë pothuajse të harruar dhe do të ndajë sekretet e përgatitjes së krutmaçit. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin nga afër procesin e përgatitjes, të shijojnë specialitete të tjera vendase si djathë në qyp, djathë në enë baltë, si dhe të ndjekin demonstrime të gjalla nga mjeshtra të përgatitjes së djathit nga rajoni.

Gjatë festës në fshatin Krepost, aroma e gatimeve tradicionale do të përzihet me tingujt e këngëve popullore bullgare. Do të ketë mundësi për degustime dhe kontakte me prodhues lokalë të djathërave dhe produkteve të tjera natyrale. Festivali ka për qëllim të ofrojë një udhëtim të paharrueshëm në botën e kulinarisë bullgare dhe traditave, të cilat ruhen me kujdes në këtë rajon të bukur.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: Facebook/Dobrina Delcheva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

CNN renditi sallatën “Shopska” ndër më të mirat në botë

Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar..

botuar më 25-06-19 5.42.MD

Për ushqimin ritual në kulturën tonë tradicionale

Ushqimi ritual është pjesë e pandashme nga sistemi ritual i bullgarit. E në kalendarin e fshatit bullgar më shumë se një shekull më parë, ushqimi me mish ka qenë rrallë, në përgjithësi 4-5 herë në vit – Krishtlindje, Shën Gjergji, Shën Pjetër dhe peshku..

botuar më 25-06-16 7.30.MD

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati Mandricë dhe shtëpitë e tij të jashtëzakonshme

Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit shqiptarë, ky fshat i vogël në Rodope ka ruajtur jo vetëm gjuhën, por edhe ndërtesat e larta..

botuar më 25-06-07 8.10.PD