Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e zinkuar" dhe "Nëna Kurazh dhe fëmijët e saj".
Festivali do të hapet me shfaqjen bamirëse "Pa gjak", bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Alessandro Baricco, me regji nga Diana Dobreva. Të ardhurat nga kjo shfaqje, ku marrin pjesë aktorë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të dhurohen për ndërtimin e një spitali të ri pediatrik pranë Qendrës Spitalore Universitare "Shën Gjergji" në Plovdiv.
Shfaqjet e programit kryesor do të mbahen në Teatrin Dramatik të Plovdivit. Parashikohet edhe një program shoqërues.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Teatri Dramatik - Plovdiv
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..