Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po përfiton Bullgaria nga potenciali i jashtëzakonshëm tregtar i Kinës?

Foto: Pixabay

Perandoria Qiellore, "fabrika e botës" - kjo është Kina, ekonomia e dytë më e madhe në shkallë globale. Vendi aziatik po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij ekonomik në të gjithë botën dhe apoteoza e këtyre përpjekjeve është iniciativa "Një brez, një rrugë", përmes së cilës Pekini investon si financa, ashtu edhe ndikim në dhjetëra vende të botës. Një shembull i ambicieve të vendit ishte parada ushtarake me përmasa historike e mbajtur së fundmi, e cila, përveç një demonstrimi të fuqisë, ishte edhe një demonstrim i mundësive ekonomike.


Por le të shohim veten - si është gjendja e marrëdhënieve ekonomike të Bullgarisë me Kinën dhe çfarë po bën vendi ynë për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare?

Për fat të keq, jo shumë, por marrëdhëniet ekonomike në boshtin Sofje-Pekin vitet e fundit kanë qenë duke u zhvilluar në dëmin tonë. Këtë e deklaroi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Kineze Llëçezar Dinev për Radio Bullgarinë.

Llëçezar Dinev

"Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Kinës vitet e fundit janë zhvilluar në një trajektore mjaft të çuditshme. Në vitin 2019, pak para pandemisë, u zhvillua një vizitë shumë e rëndësishme e Presidentit Rumen Radev, në të cilën marrëdhëniet tona u ngritën në nivelin më të lartë - "partneritet strategjik". Për kinezët, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pas këtyre takimeve, filloi një entuziazëm i madh, por ndodhi situata e pandemisë, Kina u mbyll dhe që atëherë gjërat kanë shkuar jashtëzakonisht keq në marrëdhëniet tona ekonomike. Importet e produkteve nga Kina u rritën jashtëzakonisht shumë, dhe eksportet tona ranë shumë herë", vuri në dukje Dinev.

Dhe ai dha detaje specifike - vetëm për gjysmën e parë të vitit 2025, eksportet e Bullgarisë në Kinë kanë rënë tashmë me gati 40%, dhe anasjelltas - rritja e importeve nga Perandoria Qiellore në vendin tonë është pothuajse identike në terma përqindjeje - rreth 35%. Kështu, sipas vlerësimit të Dhomës, bilanci negativ tregtar për Bullgarinë deri në fund të vitit mund të arrijë në 10 miliardë leva.

Fabrika për ski në Çepellare

Fatkeqësisht, edhe investimet kineze në Bullgari nuk janë në një nivel të lartë, ndryshe nga, për shembull, Serbia fqinje.

"Investimet në Bullgari janë diçka si “një dallëndyshe e bardhë” - të gjithë e dinë se ekzistojnë, por askush nuk i ka parë. Ka disa investime të rëndësishme, njëri prej tyre është “Çepellare Ski“. Vite më parë fabrika u ble nga një kompani finlandeze, e cila më pas u përvetësua nga një grup investitorësh kinezë. Këta njerëz bënë që tre vjet më parë Bullgaria të bëhej prodhuesi i dytë më i madh i mallrave sportive në Evropë."


Përveç kësaj, ekziston edhe një qëllim për një investim për gati një miliard nga një kompani kineze për të prodhuar shasi alumini për makinat “Tesla” në Bullgari për shkak të kufizimeve në importet nga vendet e treta në BE. Por kjo, theksoi Dinev, në përgjithësi i shteron investimet serioze kineze.

Biznesi kinez e shmang Bullgarinë, sepse në shumicën e tenderëve qeveritarë, siç është blerja e trenave, ajo përjashtohet qëllimisht duke kërkuar dokumentacion të rekomanduar, por jo të kërkuar ligjërisht, të cilin e posedojnë kompanitë evropiane që shesin me çmime dukshëm më të larta. Mungesa e parashikueshmërisë, ndryshimi i shpeshtë i ligjeve dhe i kërkesave rregullatore, si dhe administrata e fryrë janë gjithashtu probleme.

Në vend të parë për nga vlera, Bullgaria importon panele diellore nga Kina, të ndjekura nga bateritë dhe lloje të ndryshme të elektronikës. Por, çfarë eksporton biznesi vendas në drejtim të kundërt?


"Sipas të dhënave të mia të fundit, artikujt e importuar nga Kina ishin gati 4000 lloje. Dhe eksportet janë rreth 750. Domethënë, ne eksportojmë shumë më pak, jo vetëm në vlerë dhe vëllime. Cilat janë produktet më të eksportuara? Fatkeqësisht, për vite me radhë ato janë lidhur ekskluzivisht dhe vetëm me lëndë të para. Numri një në vite ishin katodat e bakrit, por këtë vit nuk kemi eksportuar pothuajse asnjë katodë bakri. Në vendin e dytë, ne eksportojmë "gurë" - këtu po flasim për xeheror të pasuruar. Vëllimet që eksportojmë në Kinë janë të mëdha. Mbushim disa kontejnerë të mëdhenj me gurë dhe i eksportojmë në Kinë, këto janë ndër 10 eksportet tona kryesore", theksoi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Kineze.

Edhe pse me vëllim më të vogël, ne shesim edhe mallra me vlerë të shtuar më të lartë në Kinë - siç janë termostatët, panelet elektrike dhe komponentët elektrikë. Eksportohen edhe pjesë për makinat evropiane të prodhuara në fabrikat në Kinë.

Sipas Llëçezar Dinev, shteti nuk po bën mjaftueshëm për të reklamuar markën "Bullgaria" në tregun kinez. Dhe më shumë: përqindja e refuzimeve të vizave për kinezët është gjithashtu e lartë - 10%, krahasuar me rreth 1% për bullgarët për Kinën. Kjo, përkatësisht, e pengon më tej fluksin e turistëve në vendin tonë, si dhe interesin e investitorëve.

Mësoni më shumë për marrëdhëniet bullgaro kineze nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: bccci.net, AP/BTA, Bashkia Çepellare, Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Dillov

Efekti i drejtpërdrejtë i tarifave amerikane mbi eksportet bullgare do të arrijë në 468 milionë euro

Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë..

botuar më 25-09-10 4.56.MD

Buxheti 2025 rezulton i parealizueshëm – arsyet dhe parashikimet

Buxheti shtetëror i Bullgarisë për vitin aktual 2025 "nuk mjafton". Kemi lëshuar dreqin nga shishja, shteti kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë – alarmojnë ekspertët financiarë. Deri në fund të vitit ka mbetur pak kohë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha..

botuar më 25-09-09 7.05.PD

Bullgaria renditet e dyta në BE për nga rritja ekonomike vjetore

Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..

botuar më 25-09-06 5.47.MD