Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi simbolik i donacionit u zhvillua në fshatin Zaroshkë në prani të Ambasadorit bullgar Ivajllo Kirov dhe përfaqësuesve të fondacionit “Kujtesa Bullgare”.
"Ne po ndjekim vazhdimisht misionin tonë në Prespën e Vogël - të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe të krijojmë një mjedis më të mirë jetese. Me këtë donacion, jo vetëm që zëvendësuam ndriçimin e vjetruar dhe jofunksional. Ne besojmë se përmirësimi i infrastrukturës është një investim në sigurinë dhe rehatinë e njerëzve, por edhe një hap i rëndësishëm në mbajtjen e të rinjve në rajon", bëri të ditur fondacioni.
Ambasadori Kirov theksoi se donacioni e bën komunën e Pustecit një nga më të zhvilluarat në vend. Kjo është vetëm një pjesë e numrit të madh të projekteve të fondacionit për banorët e Pustecit. Vitet e fundit, ai ka dhuruar një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet për të gjitha terrenet, ka pajisur ndërtesën e re komunale me mobilie, kompjuterë dhe pajisje zyre për më shumë se 40 punonjës, ka dhuruar një stacion mjekësor të lëvizshëm, ka financuar riparimin e furnizimit me ujë në fshatin Tuminec dhe siguron furnizim me ujë 24 orë në disa fshatra.
Për të tretin vit radhazi, do të organizohen edhe ekzaminime mjekësore parandaluese falas nga specialistët bullgarë në nëntë zona. Ekzaminimet do të mbahen në dy faza – nga 26 deri më 28 shtator dhe nga 24 deri më 26 tetor, raporton faqja e internetit “tribuna. mk”.
Nga arkivi i Radio Bullgarisë mund të mësoni më shumë për bullgarët në Shqipëri, me të cilët u takua një ekip i Radio Bullgarisë në tetor të vitit 2023:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: tribuna.mk, fondacioni "Kujtesa Bullgare"
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët..