“Dënojmë shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore” — tha kryeministri Rosen Zheljazkov, gjatë një vizite në qytetin Simitli, lidhur me hyrjen e dronëve në hapësirën ajrore të Polonisë ditën e djeshme. “Pozita jonë është e qartë dhe në përputhje me qëndrimet e të tjerëve. Ne shprehim vendosmërinë e Aleancës për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, sipas parashikimeve të traktatit”, theksoi ai, cituar nga agjencia BTA. Sipas tij, ngjarja përbën një provokim të panevojshëm që nuk kontribuon në qetësimin e situatës mes Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se aktualisht nuk ka sinjale për aktivizimin e nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon se “një sulm i armatosur ndaj një ose më shumë prej tyre, në Evropë apo në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithave”. Për momentin, me kërkesë të Varshavës, u aktivizua neni 4 i Traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime ndërmjet vendeve anëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..