Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjerohen mundësitë për kompanitë private të operojnë në hekurudhat

Stacioni Hekurudhor Kërxhali
Foto: Bozhidar Çollakov

Parlamenti bullgar miratoi përfundimisht në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Transportin Hekurudhor. Ndryshimet përafrojnë legjislacionin kombëtar me kërkesat e direktivave evropiane, pasi Komisioni Evropian nisi një procedurë shkeljeje ndaj Bullgarisë, për shkak të rregullimit të pamjaftueshëm të pjesëmarrjes së kompanive private në sektorin hekurudhor.

Partitë "Vëzrazhdane", "MEÇ" dhe "Veliçie" kritikuan ndryshimet, duke argumentuar se ato lejojnë dhënien me koncesion të aktiviteteve fitimprurëse shtetërore, ndërsa aktivitetet me humbje do t’i ngelen kompanive shtetërore.

Deputetët miratuan gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Postare, gjithashtu në lexim të dytë, me të cilat u vendos që “Posta Bullgare” të vazhdojë të kryejë shërbimin universal edhe për pesë vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se kompania do të vazhdojë të shpërndajë letrat dhe pakot standarde në të gjithë vendin, raporton BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Bozhidar Çollakov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Përvanov

Ka kthim të ekspertëve bullgarë, por po rritet edhe numri i punëtorëve të huaj

Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..

botuar më 25-09-18 11.53.PD

Një polic vdiq gjatë ruajtjes së një bllokade proteste pranë parlamentit

Përpara votimit të mocionit të pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, deputetë të opozitës nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” bllokuan hyrjen drejt oborrit të brendshëm të parlamentit. Ata..

botuar më 25-09-18 11.27.PD

Nis zbatimi i sistemit EES në pikat kufitare të Bullgarisë

Nga data 12 tetor 2025, fillon zbatimi gradual i Sistemit për Hyrje/Dalje (EES) nëpër pikat kufitare të Bullgarisë. Ky sistem do të aplikohet për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilët udhëtojnë drejt vendeve evropiane që përdorin..

botuar më 25-09-18 9.17.PD