Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për burimet njerëzore, anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Bullgare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe të Konfederatës Bullgare të Punësimit.
"Me shumë gjasë, që nga viti i ardhshëm do të shohim punonjës nga vende të treta që do të ndihmojnë në shkolla, spitale dhe vende të tjera", komentoi Përvanov, duke shtuar se probleme ka edhe në transportin urban të Sofjes. "Që kur merrem me burime njerëzore, nuk kam parë ndonjëherë një kthim të tillë të bullgarëve nga jashtë. E shohim çdo ditë – po kthehen. Ende nuk po kthehen më të kërkuarit – ata që janë në segmentin më të ulët: stafi i shërbimit, operatorët, punëtorët. Por në segmentin e mesëm të ekspertëve dhe në nivelin më të lartë, vala është shumë e madhe," theksoi ai. Sipas tij, 90% e atyre që kthehen janë persona që kërkojnë punë në Bullgari. "Ka gjithnjë e më shumë njerëz që janë aq të zhgënjyer nga ajo që shohin në Paris, Bruksel, Gjermani, saqë kthehen edhe pa pasur një punë të sigurt – vijnë dhe nisin të kërkojnë punë këtu. Por pjesa më e madhe janë të përgatitur që jashtë dhe kthehen me një ofertë konkrete pune", komentoi Përvanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..