Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të njëjtit vit këtë vjeshtë. Nga 1 tetori deri më 15 nëntor, "Salloni" ofron një kaleidoskop ekspozitash të ndritshme, koncertesh emocionuese, shfaqjesh interesante dhe ngjarjesh letrare. Këtë herë, formati është pasuruar me shumë muzikë në një gamë të pasur zhanresh - xhaz, folklor, koncerte për fëmijë, këngë të vjetra bullgare dhe muzikalë me pjesëmarrjen e artistëve të njohur dhe talenteve të reja.
Më 1 tetor - Dita Botërore e Muzikës, festivali fillon me dy aktivitete. Për herë të parë në Bullgari, "Galeria 33" nga Varna prezanton ekspozitën "Arti i rizbuluar. Koleksioni austriak i Herwig Hadwiger (1945 - 2021)" me mbi 200 vepra nga autorë të njohur bullgarë. Koleksioni është ndër koleksionet më të rëndësishme të artit vendas të sjellë nga Austria në Bullgari. Janë përfshirë pikturat e artistëve si Nikolla Manev, Georgi Bozhillov – Sllona, Georgi Kovaçev, Georgi Stojanov, Georgi Radullov, Georgi Baev , Dollores Dillova, Dimitër Çollakov, Dimitër Vojnov, Enço Pironkov, Ivan Obretenov, Ivan Marinkov, Ivan Sllavov, Jordan Kisjov, Krasimir Kolev, Marin Markov, Nikolla Terziev, Nikollaj Janakiev, Nikifor Conev, Rumen Çitov – Kasho, Svetlin Rusev . Hapja është në orën 18:00, dhe nga ora 19:00, në sallën 9 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, nis një rrugëtim emocionues në kohë me koncertin-spektakël “Unë besoj” të ansamblit vokal “Elici”.
Menjëherë pas "Artit të rizbuluar" - nga 16 deri më 31 tetor, autorët e rinj nga fondacioni "Katër veshë" do të prezantojnë "Eleven Years Later"("Njëmbëdhjetë vjet më pas"). Paralelisht me ekspozitën e tyre, në galerinë e artit të Pallatit do të shfaqet një ekspozitë nga artisti Dosi Dimçovski me titullin "Pikturë dhe grafikë - reflektime të emocioneve dhe përshtypjeve vizuale". Në fillim të nëntorit, "kalorësi i zonjave të çelikut" Zhivko Sedllarski është përsëri i pranishëm në Pallatin Kombëtar të Kulturës me skulpturat dhe skicat e tij të mrekullueshme të frymëzuara nga hiri femëror. Ekspozita quhet "Haute Soudure - Pasarela e Çelikut".
Këtë vit, grupi vokal "Bon-Bon" feston ditëlindjen e tij në NDK më 18 tetor në Sallën 2/Teatri Azarjan. Torta simbolike muzikore do të jetë e përbërë nga këngët e preferuara të fëmijëve nga Borisllava Taneva.
Më 20 tetor, koncerti "OctoHarpis" do të sjellë një harmoni prej tetë harpave të shkëlqyera në skenën e Sallës 3. Interpretojnë Kohar Andonian, Lili Stoeva, Bojana Bozhillova, Nikoll Samareva, Gergana Nikollova, Jana Georgieva, Natali Mihajllova dhe Gabriella Orozki.
Historia magjike e Aladinit merr jetë në muzikalin me të njëjtin emër nga Alan Menken, Howard Ashman dhe Tim Rice, të prezantuar nga ansamblet e Operës Shtetërore - Varna më 2 nëntor në Sallën 1. Prodhimi i shkëlqyer skenik është dirigjuar nga Stratsimir Pavllov, me regji nga Petko Bonev.
Akademia Kombëtare e Muzikës “Panço Vlladigerov” viziton “Sallonin e Arteve” me një koncert xhazi dhe folklori.
Qendrat kulturore të rajonit "Triadica" do të paraqesin një koncert solemn kushtuar Ditës së Iluministëve të Popullit, më 5 nëntor në sallën 11 (në kinemanë “Lumier”).
Programi letrar i “Sallonit” vazhdon me prezantimin e romanit të ri të Demetra Dulevës “Avenue Versailles” më 29 tetor, si dhe të librit “Konturet e një jete” nga autori Jaap Robben më 30 tetor.
Salla e teatrit në Pallatin Kombëtar të Kulturës ofron dy shfaqje interesante në Sallën 2/Teatri Azarjan: “Vajzat e Livandës” nga Teatri i Dramës “Stojan Bëçvarov” nga Varna më 5 nëntor, dhe “Art” nga Teatri i Dramës i Plovdivit më 12 nëntor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: ndk.bg, Galeria 33, Ani Petrova
“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov. Ideja..
Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..
Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për..