Shoqata bullgaro-zvicerane "Kanatica", ruajtëse e traditave, gjuhës dhe kulturës bullgare, përcolli një përshëndetje përmes Facebook-ut drejtuar bullgarëve në mbarë botën me rastin e 22 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë. “Në 22 shtator, Bullgaria kremton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj moderne. Më 22 shtator 1908, shteti bullgar, një nga më të vjetrit në Evropë, shpalli pavarësinë e vet”. Shoqata “Kanatica”, e themeluar në vitin 2021 si shoqata udhëheqëse e komunitetit bullgar në Zvicër dhe në pjesë të Francës fqinje, thekson rëndësinë e kësaj dite për identitetin kombëtar bullgar.
Me rastin e festës, kryeministri Rosen Zheljazkov do të jetë i ftuar i veçantë në pritjen zyrtare për komunitetin bullgar në Nju Jork, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë. Ai ndodhet në SHBA në krye të delegacionit bullgar për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Dita e Pavarësisë u përkujtua gjithashtu edhe nga komuniteti i bashkuar i bullgarëve në Afrikën e Jugut. Të dielën, nxënësit e Shkollës Bullgare “Sllënço” (Dielli) prezantuan një program festiv. Kjo shkollë u ofron fëmijëve të bashkatdhetarëve, që jetojnë 12 mijë kilometra larg atdheut, mundësinë të mësojnë gjuhën bullgare dhe të njihen me kulturën bullgare. Në Afrikën e Jugut jetojnë mbi 4 mijë bullgarë.
Edhe festa e hapjes së vitit të ri shkollor në Shkollën Bullgare në Sao Paulo, që u mbajt më 21 shtator, iu kushtua Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë. “Në duam të falënderojmë të gjithë bullgarët nga komuniteti bullgar në Brazil dhe bullgarët besarabë që mbushën sallën”, shkroi në rrjetet sociale Mihaill Krëstanov, themeluesi i shkollës së vetme bullgare në Amerikën e Jugut, e hapur që në vitin 2009.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shoqata Bullgaro-Zvicerane për Kulturë, Tradita dhe Arsim "Kanatica", Facebook/ Pavlinka Kovatcheva, Facebook/ Mihail Krastanov
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. “Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës, pritet që ai të mbajë një fjalim para Asamblesë dhe të zhvillojë..
Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi manifestin me të cilin Bullgaria shpallej mbretëri e pavarur. Sipas traditës, në kalanë "Carevec" në..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov mbërriti në Nju Jork në krye të delegacionit bullgar që merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të..