Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria e Rinisë dhe Sportit. Në aktivitet do të marrin pjesë rreth 35 federata sportive, ndërsa hyrja do të jetë falas për të dy ditët. Ngjarjet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 16:30. Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër sportistë të njohur bullgarë nga disiplina të ndryshme si gjimnastika artistike, shah, atletikë e lehtë, ngjitje dhe alpinizëm, si dhe të marrin pjesë në aktivitete sportive.

Një nga atraksionet e panairit do të jetë edhe një pistë kartingu në ambient të hapur. Motoja e edicionit të sivjetshëm të Javës Evropiane të Sportit është: “Lëviz më shumë, rri më pak ulur para ekranit”. Projekti është i bashkëfinancuar nga Programi “Erasmus+” i Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria merr pjesë në këtë nismë që nga viti 2015.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgweekofsport.bg
Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..