Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin.
Në Plovdiv, përvjetori u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe një rikrijim historik të ngjarjeve të vitit 1908. Dhjetëra qytetarë të Plovdivit dhe vizitorë të qytetit morën pjesë në festimet që u mbajtën në sheshin me të njëjtin emër – “22 Shtatori”.
“Gjyshi i gjyshit tim ishte luftëtar vullnetar – opëllçenec, gjyshi im ishte oficer i madhërisë së tij, Mbretit Ferdinand – kjo është uniforma e tij origjinale”, ndau për BNR Plovdiv Sava Kufarov, një nga pjesëmarrësit në rikrijim.
Në Burgas, priftërinj të klerit ortodoks vendas mbajtën një lutje festive për mirëqenien e vendit.
Në sheshin “Atanas Sirekov” u ngritën flamujt e Bullgarisë, të Komunës së Burgasit dhe të Bashkimit Evropian.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të garnizonit ushtarak të Burgasit, si dhe organizatave të veteranëve të ushtrisë.
Ndërkohë në Varna, përvjetori i 117-të i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u përkujtua me një ceremoni solemne, e ndjekur nga një valle tradicionale, ku qytetarët u bashkuan me valltarët e Ansamblit Folklorik “Varna”.
Në qytetin Kjustendill, nderimi për heronjtë e Pavarësisë u shpreh me vendosjen e kurorave dhe luleve pranë monumentit “Bullair”.
Një roje nderi u formua nga anëtarët e klubit “Tradita” pranë Vatrës Kulturore “Gjeneral Vlladimir Zaimov”.
Programi festiv nisi me ngritjen e flamurit kombëtar bullgar, nën tingujt e himnit, të ekzekutuar nga Orkestra Frymore profesionale e Bashkisë së Kjustendilit.
Lexoni më shumë për Ditën e Pavarësisë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Bashkia e qytetit Burgas
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. “Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Bullgaria feston sot 117 vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj. Më 22 shtator 1908, në kishën "Shën 40 Martirët" në Tërnovo, princi Ferdinand I lexoi..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin..