Bullgaria e konsideron Shtetin e Izraelit si një partner strategjik kyç, dhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera mund të japin një shtysë të fortë në sektorët e tregtisë, inovacionit, arsimit, bujqësisë dhe turizmit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi me organizata kryesore hebraike, i cili u zhvillua në Nju Jork, raportoi korrespondenti i BNR, Svetosllav Kozllovski. “Bullgaria vazhdimisht bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve. Kriza me pengjet prek drejtpërdrejt edhe vendin tonë. Ndër personat që ende mbahen nga “Hamas” është edhe një shtetas bullgar”, theksoi kryeministri. Ai nënvizoi se është e domosdoshme të garantohet mbrojtja e të gjithë civilëve, përfshirë punonjësit humanitarë, në çdo kohë, si dhe e infrastrukturës civile, si institucionet mjekësore, shkollat dhe ambientet e OKB-së.
Kujtesa historike është ajo që para së gjithash lidh Bullgarinë me popullin hebre. Këtë vit u përkujtuan 82 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë, rikujtoi kryeministri Zheljazkov.
“Takimi ynë është shprehje e miqësisë së gjatë dhe respektit të ndërsjellë mes Bullgarisë dhe komunitetit hebre. Ne besojmë se dialogu, kujtesa dhe bashkëpunimi janë në themel të lidhjeve tona të forta dhe të përpjekjeve për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë. Vlerësojmë qëndrimin e Bullgarisë në luftën kundër antisemitizmit dhe në mbështetje të mirëkuptimit ndërkulturor. Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë punën e përbashkët në fusha si arsimi, ruajtja e kujtesës historike dhe nxitja e tolerancës në shoqëri”, tha nga ana e tij Mark Levin, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor i përgjithshëm i Koalicionit Kombëtar për Mbështetjen e Hebrenjve të Euroazisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë..