Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, gjithnjë e më shumë punëdhënës bullgarë po sjellin punëtorë nga jashtë, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Punësimit. Deri tani, u lëshuan mbi 35 mijë leje pune për këtë vit. “Ky do të jetë një vit rekord sa i përket numrit të regjistrimeve të punëtorëve nga vende jashtë Bashkimit Evropian në Bullgari”, tha për BNT Tomço Tomov, drejtor i Qendrës Kombëtare për Vlerësimin e Kompetencave pranë Dhomës Ekonomike Bullgare (BKS). Punëtorët që vijnë më shpesh në Bullgari janë nga Uzbekistani, Turqia, Kirgistani, Nepali, India dhe Indonezia. Ndërkohë, vazhdon edhe kthimi i bullgarëve nga jashtë vendit. “Vetëm këtë vit u kthyen rreth 60 mijë vetë. Nga 2,5 milionë bullgarë që jetojnë jashtë, në një periudhë prej dy ose tre vitesh, rreth 400 mijë u kthyen në atdhe”, shtoi Tomov.
Ndërkohë që në tregun e punës ka një mungesë serioze të fuqisë punëtore, rreth 800 mijë persona mbeten jashtë tij, sipas të dhënave të vetë punëdhënësve. Sipas Tomço Tomov, “këta janë njerëz që nuk punojnë, nuk mësojnë dhe janë joaktivë. Vetëm të rinjtë deri në moshën 29 vjeç që as punojnë e as studiojnë janë rreth 200 deri në 250 mijë veta.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..