Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir Kocev. Protesta është nën sloganin "Për një Bullgari të lirë - pa /Deljan/ Peevskin, /Bojko/ Borisovin dhe mafian!" dhe është organizuar nga shoqata civile BOEC. 
Deputetët nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) erdhën gjithashtu për të mbështetur protestën. Ivajllo Mirçev nga "Po, Bullgaria!" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") njoftoi gazetarët se ka informacion se kreu i DPS-NN Deljan Peevski ka fluturuar për në Dubai. "Padyshim që ai ka disa interesa në Dubai", komentoi ai. Bozhidar Bozhanov nga e njëjta parti njoftoi se Komisioni Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave janë njoftuar për mospërputhje në të ardhurat e deklaruara të Peevskit dhe dyshime për marrjen e fondeve me origjinë të paligjshme.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR, BTATë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..