Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti bullgar mbeti i bllokuar dhe jofunksional për një javë të tërë

Foto: BTA

Për të tretën ditë radhazi, parlamenti bullgar nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm prej 121 deputetësh dhe seanca nuk u zhvillua. Në sallën plenare u paraqitën vetëm 111 nga gjithsej 240 deputetë – një situatë që u përsërit edhe dy ditët e mëparshme.

Të premten, kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, nuk priti ardhjen e mundshme të deputetëve të tjerë, por menjëherë shtyu seancën e radhës për më 1 tetor. Në këtë mënyrë, e gjithë java e punës parlamentare u humb.

Shkak për mungesën e kuorumit ishin delegacionet parlamentare që ndodhen në Japoni dhe Francë, çka bëri që shumica qeverisëse të mos arrijë të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Opozita refuzoi të regjistrohej, duke argumentuar se sigurimi i kuorumit është përgjegjësi e shumicës.

Në një deklaratë për mediat, lideri i GERB-SDS, Bojko Borisov, siguroi se deputetët që ndodhen jashtë vendit do të kthehen dhe se parlamenti do të rifillojë punën javën e ardhshme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova

Zëvendëspresidentja: Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..

botuar më 25-11-24 6.11.MD

Një forum në Sofje diskutoi bashkëpunimin midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë

Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave, qeverisë, ekonomistë dhe figura publike. Eventi u organizua bashkërisht nga Akademia Bullgare e..

botuar më 25-11-24 4.22.MD

Sindikatat protestojnë për paga të mira në sektorin publik

Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..

botuar më 25-11-24 3.13.MD