Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës në vend deri më 26 shtator. "Shpeshherë ne, gazetarët, bëhemi objekt i refuzimit për të dhënë intervista, për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve kritike nga ana e politikanëve, institucioneve, si dhe përballemi me vonesa", tha Irina Nedeva nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë.
Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se misioni arriti në përfundimin se mjedisi ligjor në Bullgari krijon rreziqe të vazhdueshme për gazetarët. Rekomandimet e misionit përfshijnë që qeveria të zbatojë reforma për të forcuar pavarësinë institucionale të BNT dhe BNR, duke siguruar burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për mediat shtetërore. Sipas raportit, është e nevojshme të sigurohet një përzgjedhje e drejtë dhe transparente e drejtorëve të përgjithshëm të BNR dhe BNT.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Аni Petrova, BNRUrë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..