Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga këta gati 8000 fëmijë, rreth 3700 janë vendosur te të afërmit dhe miqtë, ndërsa pjesa tjetër janë në familje kujdestare ose në qendra akomodimi të tipit familjar.

"Ne jemi të detyruar si institucione dhe si shoqëri të flasim më shumë për mundësinë që u jepet disa fëmijëve dhe u merret të tjerëve, për të gjetur familjen e tyre", komentoi Krëstev, cituar nga BTA. Ai u shpreh në mbështetje të "dhënies së fëmijëve një mundësie më të hershme për t'u birësuar" kur riintegrimi në familjen biologjike është i pasuksesshëm. Aktualisht, puna për riintegrimin e fëmijës në familje zyrtarisht zgjat 2 vjet, por shpesh kjo periudhë tejkalohet ndjeshëm.
U theksua se ka edhe raste birësimi në të cilat shoku që përjeton fëmija është serioz.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, BTA
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..