Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh!
Në betejën për titullin e Kampionatit të 21-të Botëror, bullgarët humbën ndaj kampiones aktuale të botës, Italisë, në një ndeshje dramatike me rezultatin 1:3 (21:25, 17:25, 25:17, 10:25) para mbi 15 mijë spektatorëve në Manila.
Aleksandër Nikollov kryesoi listën e pikëshënuesve më të mirë të Kampionatit Botëror me 173 pikë, ndërsa kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Aleks Grozdanov, ishte bllokuesi më i mirë. Të dy u përfshinë në ekipin ideal për Kampionatit Botëror të Volejbollit 2026.
Deri në ndeshjen finale, bullgarët ishin e vetmja skuadër e pamposhtur në garën botërore. Për të arritur në finale, skuadra jonë, nën udhëheqjen e aftë të trajnerit italian Gianlorenzo Blengini, fitoi radhazi në grupe Gjermaninë, Slloveninë dhe debutuesin Kili, përpara se të shkatërronte Portugalinë më 22 shtator, dhe më pas të bënte një kthesë fenomenale kundër SHBA-së në çerekfinale, pasi humbi 0:2 në ndeshje. Në fazën parafundore, skuadra jonë kombëtare mundi Republikën Çeke me 3:1. Bullgaria arriti sukseset e saj të jashtëzakonshme në rrugën drejt medaljes së argjendtë me një brez të ri volejbollistësh, të cilët fituan zemrat e miliona tifozëve në të gjithë botën - skuadra jonë është më e reja në Kampionatin Botëror në Filipine.
Gianlorenzo Blengini mori drejtimin e ekipit kombëtar bullgar të volejbollit për meshkuj nga shkurti i vitit 2024. "E ftuam Gianlorenzo Blengini sepse duam një trajner me autoritet, një trajner që di të punojë edhe me sportistët e rinj, një person që ka kapacitetin të bëjë atë që është e nevojshme, kështu që ekipi kombëtar bullgar të ketë një shans për t'u kualifikuar për Lojërat Olimpike në Los Anxhelos. Cilësitë e Gianlorenzo Blengini janë të pamohueshme. CV-ja e gjatë me sukseset e tij flet për to", shpjegoi atëherë presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev.
Gjatë betejës finale, e gjithë Bullgaria ishte volejboll, duke parë ekranet televizive dhe duke mbështetur djemtë bullgarë. Në vendet qendrore në një numër qytetesh të Bullgarisë, me iniciativën e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe autoriteteve lokale, ndeshja u transmetua në një ekran të madh.
Ekipi kombëtar bullgar i volejbollit fitoi medaljen e argjendtë botërore për herë të dytë në historinë bullgare të volejbollit. Siç e kemi përmendur tashmë, më 2 tetor 1970, skuadra kombëtare bullgare e volejbollit pothuajse preku medaljen e artë në një finale tronditëse me ekipin e Republikës Demokratike Gjermane, por pas një kthese dramatike, mbeti me argjend. Bullgaria gjithashtu ka një medalje bronzi nga kampionati në vitin 2006, kur Vlladimir Nikollov - babai i dy yjeve tanë të mëdhenj në ekip tani (Aleksandër dhe Simeon Nikollovi) ishte në skuadër, kujton BNT.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA, volleyballworld.com FB/volleyBUL.official
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët..