Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi një plan 20-pikësh për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, që zhvillohet midis Izraelit dhe Hamasit, dhe për të ardhmen e këtij territori palestinez.
"Kjo mundësi reale duhet të shfrytëzohet dhe ne u bëjmë thirrje partnerëve rajonalë të ushtrojnë presion mbi Hamasin që ta bëjë këtë pa vonesë. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin pa kushte të pengjeve dhe një fund të përhershëm të luftës. Është e nevojshme një qasje e menjëhershme, e papenguar, e sigurt dhe e qëndrueshme humanitare në Gaza. Qeverisja e Gazës pa dhunë dhe terrorizëm është e mundur", bëri të ditur Ministria e Jashtme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i..