Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Një jetë" me muzikë... Orlin Goranov përfundon turneun e tij në vend

Foto: Facebook/Orlin Goranov

Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori.

Në Ditën Botërore të Muzikës, ju ofrojmë një këngë që tregon një histori të tillë.

“Një jetë” është kompozuar dhe aranzhuar nga Mitko Gidishki. Në tekst, autori i tij, Ivan Tenev, tregon për sekretin е JETËS. Në vitin 2020, ata ia dhuruan këngën Orlin Goranovit për ditëlindjen e tij dhe ai e këndoi në një mënyrë unike.

Sonte, këngëtari i jep fund turneut të tij “Koha e së Ardhmes” me një koncert në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Mësoni më shumë për Orlin Goranovin nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:  Facebook/Orlin Goranov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD