Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Tomisllav Donçev
Foto: BTA

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev, ka një përshpejtim prej 50% në lidhjen e kontratave dhe 80% në pagesat, krahasuar me periudhat e mëparshme. Këto të dhëna u prezantuan nga Donçev në përgjigje të një pyetjeje parlamentare lidhur me zbatimin e programeve operative në kuadër të politikës së kohezionit të BE-së. “Për 8-9 muaj, me përpjekje të ndërlikuara kolektive, mund të krenohemi me përshpejtimin e zbatimit të të gjitha programeve”, tha Donçev, duke theksuar se fondet e programeve operative përbëjnë 2/3 e financimit evropian për vendin. Megjithatë, sfida mbeten në projektet infrastrukturore në sektorin e ujit, rrugëve dhe hekurudhave. Donçev theksoi se realizimi i tyre në afat varet nga ekzistenca e konsensusit politik dhe horizonti kohor i qeverisë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..

botuar më 25-11-07 12.13.MD

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD