Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë

Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja Peeva. Ekspertë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes komentojnë në mediat greke se Athina është nën presion politik për të shitur avionët e saj luftarakë “Mirage” vendeve anëtare të NATO-s, të cilat më pas do t’i përdorin për mbrojtjen e Ukrainës. 

Deri tani, ndihma greke për Kievin përbëhet nga sisteme të vjetra armësh, që datojnë që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar. Sipas ekspertëve, qeveria ka frikë edhe nga reagimi negativ i partive opozitare. Në kuadër të programit për modernizimin e ushtrisë, Greqia ka blerë tashmë 24 avionë luftarakë modernë “Rafale” nga Franca.

Deri në vitin 2032 duhet të mund të udhëtojmë me tren nga Shkupi në Burgas
Aleksandër Nikolloski
Në nëntor pritet të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e përbashkët të tunelit ndërkufitar përgjatë Korridorit Hekurudhor Nr. 8, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikolloski, i cituar nga BTA. “Nëse gjithçka ecën siç duhet nga të dyja palët, deri në vitin 2031-2032 duhet të jetë e mundur udhëtimi me tren nga Shkupi në Burgas”, deklaroi zëvendëskryeministri maqedonas.

Boshti ndërkombëtar i transportit Lindje-Perëndim (Korridori Nr. 8) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri te portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori panevropian kalon përmes Maqedonisë së Veriut – Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Bellakoci dhe Kriva Pallanka. Megjithatë, mungojnë lidhjet në skajin perëndimor (nga Kërçova – Ohri deri te kufiri me Shqipërinë) dhe në skajin lindor deri te kufiri me Bullgarinë. Një pjesë e kësaj lidhjeje (nga Kumanova në Bellakoci) u vu në funksion në janar. Aktualisht po punohet në segmentin e dytë, Bellakoci – Kriva Pallanka. Ende nuk ka nisur ndërtimi i segmentit të tretë, nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, ku ndodhet kufiri me Bullgarinë dhe ku duhet të ndërtohet një tunel.

Turqia raporton interes të madh nga jashtë për bursat e saj

Gjatë viteve të fundit, është rritur ndjeshëm interesi i të rinjve nga vendet e huaja për të studiuar në universitete turke me bursa përmes programit “Türkiye”. Numri i aplikimeve ka arritur në 125 mijë në vitin 2025, krahasuar me vetëm 8 mijë në vitin 2012. Kjo u bë e ditur në një aktivitet të organizuar nga Drejtoria për Turqit Jashtë Vendit, me seli në Ankara dhe bashkësi të tjera të ngjashme, njofton Anadolu Ajansi.

“Në total janë pranuar mbi 1.5 milionë aplikime deri më sot, gjë që tregon interesin e lartë për bursat “Türkiye”, deklaroi zëvendëskryetari i drejtorisë, Abdulhadi Turus. Sipas të dhënave të institucionit, mbi 150 mijë të diplomuar nga institucionet arsimore turke gjatë 15 viteve të fundit jetojnë dhe punojnë në 184 vende të botës.

Në 31 shtete janë themeluar shoqata të ish-studentëve të universiteteve turke, ku numri më i madh i tyre është në vendet evropiane. “Turqia është shndërruar në një vend i preferuar për të rinjtë nga jashtë. Sot, 4% e studentëve të huaj që studiojnë në vendin tonë përfitojnë nga bursat turke. 96% e kanë zgjedhur Turqinë për studime duke shfrytëzuar të ardhurat e tyre”, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoy.

Bukuroshja shqiptare Vjosa u bë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s

Lumi i Vjosës është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s dhe është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore, njoftoi agjencia ATSH, e cituar nga BTA. Vendimi u shpall gjatë Kongresit Botëror të Rezervateve të Biosferës në Kinë dhe u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetet sociale.

Qëllimi i përfshirjes së lumit Vjosa në këtë program është mbrojtja e ekosistemeve të pasura të zonës dhe nxitja e ruajtjes së biodiversitetit.

Ky lum i egër u shpall “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare në mars të vitit 2023, pas vite të tëra përpjekjesh nga organizatat mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare për ta mbrojtur nga ndërtimi i 45 hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së tij. Ndër mbështetësit e kauzës ishte edhe aktori i njohur hollivudian Leonardo DiCaprio.

Vjosa është një nga lumenjtë më të mëdhenj në Shqipëri. Me një gjatësi prej 272 kilometrash, që buron nga malet e Pindit në Greqi dhe derdhet në Detin Adriatik. Lumi është habitat i 18 lloje të ndryshme peshqish dhe përgjatë tij folezojnë rreth 200 lloje zogjsh, disa prej të cilëve janë të rrezikuar nga zhdukja.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, turkiyeburslari.gov.tr, albania.al

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm dëshiron prani më të madhe aleate në Detin e Zi

Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..

botuar më 25-10-31 10.40.PD
Raja Nazarjan

Kryetari i Parlamentit do të ndërrohet çdo 10 muaj

Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..

botuar më 25-10-29 5.08.MD