Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Në këtë takim nuk u arrit konsensus, pasi Shoqata e Kapitalit Industrial dhe Dhoma Ekonomike e Bullgarisë këmbëngulën që paga minimale të mos rritet. “Besojmë se ngrirja e të ardhurave dhe refuzimi për të rritur pagën minimale në situatën aktuale do të ishte e papranueshme. Kjo nuk është vetëm mendimi im personal, por edhe qëndrimi i gjithë ekipit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi ministri, sipas agjencisë BGNES.
Borisllav Gucanov paraqiti të dhëna nga Eurostat për të mbështetur nevojën për rritje të të ardhurave. “Aktualisht, Bullgaria është në vendin e fundit në Bashkimin Evropian me një pagë minimale prej 551 eurosh, ndërsa Hungaria është e parafundit me 707 euro – që është 28% më shumë se paga minimale në vendin tonë.” Ai shtoi se njerëzit në Bullgari kanë nevojë për qetësi dhe të shohin se shteti kujdeset për ta.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..