Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blegtorët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov

30 organizata të industrisë njoftuan mbështetjen e tyre në një deklaratë

Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov
Foto: BTA

Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e BNR-së Veselina Millanova. Sipas blegtorëve, ata paraqesin informacion të paplotë dhe manipulues në lidhje me përhapjen e sëmundjes, shtrembërojnë rreziqet ekonomike të vaksinimit dhe mbjellin frikë në industri.

Prodhuesit e drithërave janë gjithashtu të indinjuar nga politika e ministrit dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Ndërkohë, gjashtë organizata të mëdha të industrisë bujqësore, përfshirë blegtorët dhe përpunuesit e qumështit, kanë njoftuar një gatishmëri për protestë, që përkon me vizitën e nesërme në vendin tonë të Komisionerit të BE-së për Bujqësi Christoph Hansen. Protesta, me moton "Në Mbrojtje dhe Mbështetje të Prodhimit Bullgar", është kundër politikave dhe mekanizmave që kërcënojnë jetesën e mijëra fermerëve dhe kërkesave të organizatave të tjera të fermerëve për vaksinim të menjëhershëm kundër lisë tek kafshët. Ajo është një lloj kundërproteste ndaj protestës në favor të vaksinave të shpallur më parë nga organizata e mbarështuesve të deleve.

Më vonë, tridhjetë organizata të industrisë i dërguan një deklaratë Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova, Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev në mbështetje të Georgi Tahov.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD
Kostadin Kostadinov

Opozita kundërshton legjitimitetin e kabinetit para Gjykatës Kushtetuese

Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..

botuar më 25-10-03 3.37.MD