Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025.
"Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar dhe të drejtuar nga Irene Jamami. Eventi, do të mbahet nën moton "Le ta kapim gjilpërën", shkroi misioni diplomatik që organizon eventin.
Seminari do të ndahet në dy segmente kryesore - një pjesë teorike, duke përfshirë një leksion me një demonstrim të metodave të ndryshme të qëndisjes, dhe një pjesë praktike, në të cilën secili pjesëmarrës do të jetë në gjendje të vërë në praktikë atë që ka mësuar.

Irene Veliçkova - Jamami ka jetuar në Japoni për më shumë se 30 vjet, kujton BTA. Ajo është një studiuese në fushën e qëndisjes dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme në konkurse dhe ekspozita ndërkombëtare. Ndër projektet e saj më të mëdha është harta e Bullgarisë e qëndisur me dorë, e cila përfshin 144 qëndisje karakteristike të pjesëve të ndryshme të vendit. Irene Jamami është autore e librave “Simbolet arkaike në qëndisje” dhe “Bullgaria në qëndisma”, të përkthyera në tre gjuhë.
Më shumë për qëndismat bullgare:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni
Në tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit (ShAFJV), “Katalogu online me valle dhe kërcime bullgare”. “Qëllimi i Shoqatës është të..
Vallja bullgare është një magji, një rreth i mrekullueshëm që të mbush me energjinë e papërsëritshme të shpirtit tonë bullgar, traditave, identitetit – rrëfen gazetarja Milena Millotinova, e cila së fundmi prezantoi filmin e saj të ri dokumentar..
90 pjesëmarrës, që përfaqësonin 57 ansamble folklorike bullgare nga Evropa dhe Amerika e Veriut, u mblodhën në Sofje për takimin e tyre të katërt krijues-seminar. Ai kaloi jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive, me punëtori dhe ligjërues të dobishëm, por..