Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes

Foto: Facebook /Wizz Air Sofia Marathon

Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025. Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga pjesëmarrësit e regjistruar – për edicionin e 42-të të maratonës janë regjistruar mbi 8000 pjesëmarrës nga 66 shtete, të cilët do të dalin në vijën e startit më 11 tetor për garën masive prej 5 km, dhe më 12 tetor për distancat 10 km, 21 km (gjysmëmaratonë) dhe 42 km (maratonë e plotë). Itenerari prej 42 km mbetet e njëjtë si vitin e kaluar, me theks në qendrën e Sofjes, duke kaluar pranë monumenteve dhe pikave kulturore më të rëndësishme si: Katedralja “Shën Aleksandër Nevski”, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Dy ndërtesat e Parlamentit, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Pika e nisjes dhe e përfundimit të maratonës është Sheshi “Knjaz Aleksandër I Batenberg”, përpara Galerisë Kombëtare të Arteve – Pallati. Të gjithë ata që përfundojnë me sukses garën do të marrin medalje, ndërsa për disiplinat kryesore është parashikuar një fond çmimesh, duke filluar nga 500 leva për vendin e dhjetë deri në 6000 leva për fituesit në distancën klasike.

"Në vijën e nisjes do të kemi sërish atletë elitarë nga shkollat më të njohura botërore të maratonës. Mes tyre do të jetë edhe fituesi i vitit të kaluar – Shadrack Kimaiyo. Presim të marrë pjesë edhe atletja që u rendit e pesta në kampionatin botëror të 100 km. Synimi ynë është të rrisim nivelin çdo vit", deklaroi në konferencën zyrtare për shtyp Milica Mirçeva, drejtoreshë sportive e Wizz Air Sofia Marathon.

"Këtë vit kemi sërish një kauzë bamirësie: do të dhurohen 4000 leva për të ndihmuar sportistë me nevoja të veçanta. Ndër ta është edhe Radena Angelova, sportiste jonë në disiplinat alpine të skive me Sindromën Down – e vetmja bullgare që përfaqëson vendin në garat botërore në këtë sport", theksoi drejtori organizativ i maratonës, Anatoli Iliev. Skena të veçanta muzikore do të krijojnë një atmosferë më të gëzueshme dhe argëtuese për publikun gjatë garës. Ato do të vendosen përgjatë të gjithë itinerarit, dhe skena më e madhe do të vendoset në pikën e startit, ku më 12 tetor në orën 08:45 me orën bullgare, Ansambli "Çinari" do t’i japë ritëm e maratonës.

Maratona e Sofjes ka një histori mbi 40-vjeçare – edicioni i parë është zhvilluar në vitin 1983.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: Facebook /Wizz Air Sofia Marathon, sofiamarathon.bg, info.5kmrun.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov sërish i nominuar për një çmim prestigjioz për sportivitet

Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..

botuar më 25-11-21 7.26.MD

Një holandez eliminoi kikboksierin Stojan Koprivlenski nga superturneu K-1

Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..

botuar më 25-11-17 2.18.MD
Nikolla Collov

Nikolla Collov do të debutojë në Formula 2 në Katar

Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..

botuar më 25-11-12 11.40.PD