Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri aktivitetesh nga shërbimet e inteligjencës ruse.
"Ky çmim thjesht më jep një përgjigje pse këto njëmbëdhjetë vjet privimesh të konsiderueshme, mungesë nga familja ime, veçanërisht katër vitet e fundit që më është dashur të jetoj si eremit, pa i parë fëmijët e mi, pa qenë as i pranishëm në ditët e fundit të babait tim, ia vlenin. Domethënë, kishte kuptim! Për mua, ky çmim është pothuajse aq i rëndësishëm sa fakti që fëmijët e mi vazhdojnë të jenë krenarë për atë që bëj dhe nuk janë të zemëruar për mungesën time", komentoi Hristo Grozev për Radion Kombëtare Bullgare.

Gjatë festivalitdhe konkursit më të madh të medias në Evropë, Prix Europe, në Bashkinë e Berlinit u ndanë 13 çmime për prodhimet më të mira evropiane audio, video dhe mediatike dixhitale të vitit. U nominuan gjithsej 162 programe nga 30 vende, përfshirë versionin audio të serisë "Unë" të BNR-së. Ky është një seri unikeprej videosh dhe audiosh për median tonë, e krijuar nga një ekip i Drejtorisë së Programeve Dixhitale të BNR-së, e cila ofron një mundësi për të ripërcaktuar identitetin përmes suksesit, duke u dhënë hapësirë zërave që shumë shpesh margjinalizohen ose keqkuptohen.

Ngjarja ishte e rëndësishme për radion tonë publike sepse u njoftua zyrtarisht anëtarësimi i medias sonë në Aleancën PRIX EUROPA, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, ia dorëzoi çmimin në kategorinë e Dokumentarit Audio.

Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: БНР, Ivo Todorov/Facebook
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..