Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje dhe ulje më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në kryeqytet do të jenë rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme, në disa vende me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veri-veriperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 16-18°. Temperatura e ujit të detit është 18 dhe 19°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë kryesisht të konsiderueshme dhe në disa vende do të ketë reshje të lehta shiu, mbi rreth 2400 metra - reshje bore. Ndërprerje dhe ulje më të ndjeshme të mbulesës së reve do të ketë para mesditës mbi masivet në Bullgarinë Jugperëndimore. Do të fryjë erë e moderuar nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 10°, në 2000 m rreth 4°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..