Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

Artisti që ka emigruar në Kanada përshkruhet si një nga piktorët bashkëkohorë më origjinalë

10
Foto: Diana Cankova

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet.



Pas titullit provokues, autori riprodhon përshtypjet e tij për brezin e ri të sotëm, dhe në rolin e zëdhënësit të tij hyn personazhi kryesor, i cili “zbulon shtresat e dëshirave të tij seksuale, pakënaqësitë rinore, mangësitë e karakterit, zhgënjimet dhe aspiratat”, sipas njoftimit për librin.

“Një brez që po humbet drejtimin e vet, një brez i përfshirë nga apatia, mosinteresimi, narcisizmi dhe i përqendruar në pamjen e vet të jashtme – shton autori, emri artistik i të cilit është Peter G. Ray. – Oportunizmi është ajo që kryesisht i udhëheq të rinjtë dhe rrjetet sociale drejt mendimit komercial, drejt qëllimeve dhe ideve të lidhura vetëm me materialen. Sigurisht, ka edhe djem e vajza të mrekullueshëm – inteligjentë, të ndjeshëm dhe të përkushtuar, dhe nuk duhet të përgjithësojmë.”

Duke marrë frymën e parë të lirisë me rrëzimin e Murit të Berlinit, Peter Georgiev Ray lë pas karrierën e tij si aktor fillestar dhe niset drejt një bote me vlera të fituara dhe të vendosura prej kohësh, të cilat atdheu i tij do t’i vuante më pas. Një bisedë e rastësishme e dëgjuar, ndërsa xhirohej në një rol të vogël, i forcon vendimin për të ikur.



“Gjatë një pushimi isha ulur në një stol në korridor dhe pranë meje po bisedonin Ivan Andonov, Konstantin Kocev, Kosta Conev dhe Vasil Mihajllov – figurat më monolite në teatrin dhe kinemanë tonë – kujton artisti. – Në një moment njëri prej tyre tha: ‘Nëse do të isha i ri, patjetër do të emigroja.’ Dhe, ndërsa isha pothuajse i dremitur, u zgjova dhe i thashë vetes se, nëse këta njerëz që kanë arritur kaq shumë në profesion dhe që populli i do, duan të emigrojnë, atëherë unë duhet të nisem menjëherë, sepse edhe nëse një ditë arrij nivelin e tyre, do të jem si ata – i pakënaqur. Ky ishte momenti kur mora vendimin përfundimtar.”

Në Kanada, ku vendoset në vitin 1991, e pret fati i emigrantit – larje enësh, depresion, ndjesi se “pranë kokës tënde është një pistoletë e mbushur”. “I kisha thënë vetes se nëse veprimtaria ime nuk ka lidhje me artin, do të kthehem në Bullgari,” rrëfen ai. Pason një proces i ndërsjellë – në kërkim të një fushe të re, diku përgjatë rrugës takon fjalët dhe imazhet që tashmë ishin drejtuar drejt shpirtit të tij krijues.



“Kur një njeri mban brenda vetes një talent të fortë artistik, në rrethana të caktuara ai mund të ndryshojë drejtimin e vet – shpjegon Peter Georgiev Ray. – Prandaj nuk duhet të themi: ‘Unë jam aktor dhe nuk mund të pikturoj apo të shkruaj.’ Varet nga situata në të cilën na vendos jeta – pikërisht ajo vendos mënyrën tonë të shprehjes artistike. Mora pjesë në filma të shkurtër studentorë, kisha qasje në kamera, aktorë, regjisorë në prodhime të Hollivudit, por shpejt kuptova se me theksin tim gjithmonë do të jem në stol rezervë. Gradualisht fillova të mendoj se duhet të ndryshoj mënyrën time të shprehjes artistike dhe poezia ishte gjëja e parë që më ndodhi. Pastaj proza dhe pikturimi erdhën vetvetiu. Pikërisht piktura më shpëtoi.



Bilanci nga vështrimi në vetvete dhe kërkimi i talenteve të reja sot matet me 60 ekspozita, katër romane, një përmbledhje poetike dhe një dramë. Një takim vendimtar me kritikun amerikan Kenworth Moffett dhe vlerësimi i tij si “piktori më origjinal që është shfaqur pas shumë vitesh” i hapin dyert e galerive prestigjioze në botë.



“Ky njeri, që në fillim të karrierës sime artistike, i vlerësoi lart pikturat e mia dhe kjo më dha kurajë dhe forcë për të vazhduar – tregon Peter Georgiev Ray. – Sepse duhej të përballesha me skepticizmin – njerëz që më parashikonin katastrofë, që si piktor do të isha i dënuar me varfëri. Sa për pikturat e mia, nuk do të thosha se ato janë krejtësisht abstrakte. Sipas Ken-it, unë e kam zhvilluar më tej artin abstrakt, sepse në shprehjen time vizuale ka edhe tregim, jo vetëm impresion, gamë ngjyrash.”



Edhe pse ka zhvilluar talentet e tij të paparashikuara në një mjedis të huaj dhe jashtëzakonisht konkurrues, artisti beson se herët a vonë ato do të ishin shfaqur edhe në atdhe. Para se të bëhej emigrant, ai – sipas shembullit të Sylvester Stallone, i cili kishte shkruar skenarin e filmit “Rocky” – krijon një dorëshkrim të vetin, që kalon raundin e parë të miratimit në Qendrën Kinematografike, por emigrimi i mëvonshëm ndalon realizimin e mundshëm të tij. Sot Peter Georgiev Ray qëndron gjithnjë e më shpesh në Evropë, ku dëshiron të ketë një veprimtari më aktive krijuese, dhe qëndrimi atje e afron me Bullgarinë, ku, si shumë përfaqësues të valës së parë të emigracionit, dëshiron një ditë të kthehet. Ai thekson se në Kanada ka shumë bashkatdhetarë të suksesshëm – mjekë, pedagogë, inxhinierë, dentistë, agjentë të pasurive të paluajtshme, por nuk e lë pa përmendur edhe një dukuri tipikisht bullgare.



“Bullgarët janë njerëz shumë depërtues, por jo si komunitet – është kategorik ai. – Ne jemi luftëtarë të pavarur që në frontin e tyre luftojnë vetë dhe arrijnë. Kjo në një farë mase vjen nga kompleksi i inferioritetit që shumë prej nesh e kanë në një shkallë ndaj atdheut të tyre, sepse kur thua që je bullgar, që vjen nga Evropa Lindore, pas përshtypjes së mirë që krijon, gjithmonë ka një ulje të lehtë të shufrës. Shumë prindër, për shembull, preferojnë që fëmijët e tyre të mos dinë gjuhën bullgare, gjë që e konsideroj të tmerrshme.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Diana Cankova, Facebook /Peter Georgiev Ray, rayart.ca  



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD

“Medea” e Teatrit Kombëtar fitoi çmimin e madh në një festival në Shkup

Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..

botuar më 25-10-06 5.25.MD