Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave "Prima Visione" me dirigjentin Pllamen Maslev.

Në karrierën e tij të shkëlqyer, Bojko Cvetanov ka luajtur role kryesore në teatro të shumta muzikore në të gjithë botën dhe ka qenë tenori i parë i Operës së Cyrihut për vite me radhë. Ai është shfaqur në të njëjtën skenë me yje të operës si Gena Dimitrova,Nikollaj Gjaurov dhe Nikolla Gjuzelev, dhe dublon role në të cilat marrin pjesë Luciano Pavarotti, Plácido Domingo dhe José Carreras.

Në koncertin festiv, tenori do të prezantojë kanconeta italiane, duke përfshirë vepra më pak të interpretuara nga kompozitori i tij i preferuar Paolo Tosti. Në skenë do të ngjiten edhe sopranoja Girgina Girginova, baritoni Feodor Katranov dhe basi Stojan Bonçev.

Orkestra e Mandolinës “Prima Visione” u themelua në vitin 1991 dhe ka performuar shumë herë në vend dhe jashtë vendit. Në vitin 2018, filloi një kapitull i ri në historinë e saj - dirigjenti i saj u bë Pllamen Maslev, violinist sipas arsimit, mandolinist virtuoz dhe aranzhues muzike për orkestra mandolinash, koncertmaestër dhe solist i orkestrave të mandolinës të udhëhequra nga babai i tij Ivan Maslev që nga vitet 1980. Të gjitha veprat nga repertori i “Prima Visione” u aranzhuan prej tij posaçërisht për orkestrën.
Koncerti në Klubin Qendror Ushtarak është pjesë e Festivalit të Dytë "Arti i Mandolinës", i cili po zbatohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: sofiaphilharmonic.com, Art Music Centre, facebook.com/FestivalTheArtOfMandolin
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor,..