Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha se qeveria bullgare disponon prova që Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë ka lidhje të drejtpërdrejta me bandat kriminale që lehtësojnë emigracionin e paligjshëm në BE, transmetoi korrespondenti i BNR në Londër, Veselin Paunov. Ai tha se spiunët rusë po ndihmojnë trafikantët e qenieve njerëzore të zbulojnë dobësitë në kufijtë e jashtëm të BE-së, përfshirë kufirin e Bullgarisë me Turqinë, dhe u tregojnë migrantëve se si të shfrytëzojnë sistemet e azilit të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për të shmangur dëbimin. Përveç kësaj, sipas Mitovit, disa organizata joqeveritare po bashkëpunojnë me kontrabandistët “nën pretekst ideologjik”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..