Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Foto: bulgar.berlin

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e shtetit, është vepër e dy bullgarëve, të cilët para rreth dhjetë vitesh janë vendosur në Gjermani. Por “Bullgaria në Berlin” nuk është vetëm një faqe informative, por edhe një vend nga ku mund të mësoni për lexime dhe konkurse letrare, për kurse profesionale që organizohen në Bullgari dhe janë në ndihmë të bullgarëve që kanë vendosur të largohen nga kufijtë e vendit tonë për t’u vendosur jashtë.



Iniciativa është e Veneta Terzievës dhe Valentin Grigorovit, të cilët fillimisht vendosën të krijojnë “një mjedis më të ngrohtë bullgar, në të cilin secili mund të shprehet dhe të tregojë krijimtarinë e vet”, por ndërkohë ndihmojnë të sapoardhurit të legalizojnë dokumentet e tyre dhe u japin ndihmë për gjetjen e banesës dhe të punës. “Pa gjuhën është e pamundur të fillosh çfarëdo qoftë këtu, ndërsa shumica prej nesh vijnë pa ditur gjermanisht dhe dikush duhet t’i drejtojë”, tregon Veneta, ndërsa Valentini shton:

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

“Ne mund t’i ndihmojmë me disa gjëra – t’i orientojmë si mund të bëjnë regjistrimin e adresës, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme këtu, që të fillojnë punë; si edhe t’u tregojmë ku mund, eventualisht, pa gjuhë, të fillojnë punë, sepse ky është momenti tjetër i vështirë. Ne nuk kemi zyrë pune dhe banesash, por me çfarëdo që mundemi ndihmojmë, në mënyrë që t’i drejtojmë njerëzit.”

Veneta Terzieva shton se banesa dhe puna janë jashtëzakonisht të domosdoshme, sepse pa to është e pamundur që një i huaj në Gjermani të hapë një llogari bankare, ndërsa rruga drejt realizimit profesional është krejtësisht e paimagjinueshme. Për idenë që qëndron pas vetë faqes, Valentin Grigorov shpjegon:



“Ne duam të paraqesim në faqe bullgarë që punojnë në fusha të ndryshme në Berlin – mjekë, dentistë, pronarë restorantesh, dyqane bullgare – gjithë informacionin ta ketë aty, sepse një bullgar që sapo ka ardhur, kur ta lexojë dhe kuptojë se ku ka bullgarë të tjerë që mund ta ndihmojnë, do të shkojë tek ata, dhe do të ndjehet shumë më mirë dhe më i qetë te një mjek që flet bullgarisht dhe mund t’ia zgjidhë problemin. Ky është qëllimi ynë! Ende nuk e kemi përmbushur, por vazhdojmë ta plotësojmë faqen.”

Veneta tregon se e kanë menduar hapësirën virtuale si një udhëzues për shërbime, ide dhe krijimtari, ndërsa informacioni për adresat dhe kontaktet do të mbetet falas, në mënyrë që secili që ka nevojë të mund të përfitojë prej saj. Nga faqet, megjithatë, mund të marrin ndihmë edhe bullgarët që tashmë jetojnë në Gjermani, por duan të kthehen në atdhe.



“Mora pjesë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare, i cili u organizua nga BTA në Sofje dhe në Manastirin e Klisurës, në të cilin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozoi një program të tillë. Mjaft bullgarë u interesuan. Publikuam edhe një artikull në faqe, në mënyrë që secili të mund të aplikojë individualisht dhe nëse dikush ka nevojë, do ta ndihmojmë të plotësojë dokumentet. Uroj të arrijmë të ndihmojmë ata që duan të kthehen në Bullgari ta bëjnë këtë. Do të ishte e mrekullueshme!”

Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:  
Ndërsa shfletoni faqet e “Berlini Bullgar” me siguri do të mbeteni të impresionuar nga historitë e bullgarëve të suksesshëm – atje, larg shtëpisë, dhe ndërsa zhyteni në rreshtat që përshkruajnë rrugëtimin jetësor të secilit prej tyre, ka shumë gjasa të frymëzoheni dhe të vendosni të ndiqni ëndrrat tuaja. Por mbledhja e informacionit të nevojshëm është një proces jashtëzakonisht i vështirë.



“Ne jemi faqja e vetme informative deri tani. Vazhdojmë të ndjekim se çfarë lexojnë njerëzit dhe çfarë i intereson, dhe gjithnjë e më shumë bullgarë mësojnë për faqen. Natyrisht, tashmë do të na duhet edhe ndihmë shtesë – njerëz që të merren me këtë, sepse sasia e informacionit është e madhe, ndërsa ajo duhet të ndiqet dhe të menaxhohet. Por së fundmi u lidhëm me organizatën studentore ‘Hëshove’ në Berlin – të rinj, të cilët përveçse studiojnë, punojnë me shumë energji në fusha të ndryshme. Ata shfaqën interes për t’u lidhur me ne dhe disa prej tyre të na ndihmojnë.”

Veneta Terzieva me Eli Basheva dhe Lili Spasova nga IABÇ

Kështu, ndërsa faqja vazhdon të rrisë përmbajtjen e saj të informacionit, gradualisht merr edhe mbështetjen e Institutit Kulturor Bullgar në Berlin, BTA fillon të publikojë të gjitha artikujt në platformën e vet, ndërsa Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit këtë vit bëhet patron i Forumit Letrar “Sofje-Berlin” të organizuar nga Valentini dhe Veneta. Dhe siç duket plotësisht me meritë, së fundmi hapësira virtuale u përfshi në listën e shoqatave kulturore bullgare jashtë vendit.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: bulgar.berlin, Facebook /Valentin Grigorov, Facebook /Bulgar.Berlin - Berlini Bullgar, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD