Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizata “Karin Dom” ndan çmime në emër të bamirësit të saj Ivan Stançov

Foto: karindom.org

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do të ndahen çmimet për biznes të përgjegjshëm, institucion dhe kontribut personal për të ardhmen e fëmijëve.

Ivan Stançov

Në vitin 1996, ambasadori bullgar në Londër, Ivan Stançov, themeloi një fondacion për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta. Ai e transformoi shtëpinë e familjes së tij në Kopshtin e Detit në Varna në “Karin Dom” – në emër të kushëririt të tij me paralizë cerebrale, dhe mblodhi një ekip të vogël specialistësh në të, të cilët, me ndihmën e kolegëve nga Anglia, studiojnë metodat më moderne terapeutike. Kështu, çdo vit fondacioni ofron shërbime dhe terapi profesionale për mbi 400 fëmijë dhe familje nga i gjithë vendi.

Mbrëmja do të hapet me një diskutim mbi fuqinë e bamirësisë, vullnetarizmit dhe ndërtimit të një komuniteti të angazhuar pas kauzave kuptimplote. Do të nderohen kompanitë, iniciativat, institucionet dhe personat që kanë kontribuar në bamirësi dhe në të ardhmen e fëmijëve.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: karindom.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Torta Garash – një tundim, frymëzim dhe arsye për një festë në Ruse

Dashnorët e tundimeve të ëmbla e lidhin qytetin e Ruses me magjinë e çokollatës dhe arrave të quajtur torta Garash. Më 13 shtator, në qytetin e Danubitdo të zhvillohet një festë e veçantë kushtuar ëmbëlsirës, dhe tashmë është e qartë se si do..

botuar më 25-07-19 7.00.PD
Një portret i Vasill Levskit nga piktorja Ruska Marinova, viti 1957

Bullgaria shënon 188 vjet nga lindja e heroit të madh kombëtar Vasill Levski

Më 18 korrik, 188-vjetori i lindjes së Vasill Levski do të festohet me manifestime të ndryshme nderimi në mbarë vendin për heroin e madh kombëtar bullgar. Qendra e festimeve është qyteti i lindjes së Apostullit të Lirisë - Karllovo. Në mbrëmje, në..

botuar më 25-07-18 10.09.PD

Ditët më të nxehta të verës lidhen me kultin ndaj zjarrit

Tre ditë në mesin e korrikut gëzojnë vëmendje të veçantë në kalendarin bullgar. Kjo është koha më e ngrohtë e vitit dhe populli ynë i quan me elokuencë 15, 16 dhe 17 korrik – Ditët e Nxehta ( Goreshtnici ). Në këtë mënyrë, paraardhësit tanë nderonin..

botuar më 25-07-15 5.55.PD