Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri në Kepin e Shpresës së Mirë, Ishullin Stewart të Zelandës së Re dhe Kepin e frikshëm Horn, për të mbërritur përsëri në Gran Canaria. Nëse del mbanë, ai do të jetë bullgari i parë që do të lundrojë rreth botës nën këto tre pika më jugore, raporton Radio Varna. Udhëtimi është 26,000 milje dhe do të zgjasë 6 deri në 8 muaj.
Kapiteni 70-vjeçar Tenev është një legjendë në lundrimin bullgar me shumë rekorde.
Lidhur me frikën e tij para se të niset për në det, Tenev nuk e fsheh se shqetësohet më shumë jo për veten, por për varkën: "Kur jam në det, kam më shumë frikë për varkën dhe jo aq shumë për veten time. Sepse ajo është e vetmja gjë që mund të më kthejë në breg gjallë e mirë."

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pavell Penev
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..