Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miro dhe ALMA sërish në një projekt të fuqishëm dhe emocional – “Atje”

Foto: @MiroHDOfficial

Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia Songwriting Camp, ku Miro, Juli nga grupi “Molec”, Denis Popstoev dhe autorja suedeze Kristin Langsrud kanë shkruar muzikën, ndërsa teksti është nga Miro dhe Dara Ekimova.
Këngëtari tregon si lindi ideja: “Në fillim bëra një version solo të këngës, por ajo sikur ‘qante’ për për ALMA-n dhe për melankolinë në zërin e saj, që unë e admiroj shumë. Tani gjithçka është në vendin e vet.” ALMA shton: “Është një privilegj i madh për mua që për herë të dytë të jem pranë Miro-s në një këngë bullgare kaq të fortë dhe emocionale!”

Videoklipi i këngës i jep historisë më tepër thellësi, pasi përfaqëson një film të shkurtër muzikor me regji dhe skenar nga Kris Zahariev, ndërsa operator është Boris Kallajxhiev. Klipi, i xhiruar tërësisht në shirit filmik paraqet brake dancer-in më të mirë të ri bullgar, Nikollaj Kafellov, dhe në rolin e vëllait të tij shfaqet aktori Cvetan Apostollov.

“Atje” publikohet një muaj para koncertit të madh të Miro-s në “Arena 8888 Sofja” më 26 nëntor, me të cilin këngëtari do të mbyllë turneun e tij nëpër vend.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto: youtube.com/@MiroHDOfficial



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dyshja e njohur "Molec" prezanton albumin e saj të ri

Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..

botuar më 25-11-04 6.05.PD
Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD