Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond shpërblimi prej 6,1 milionë eurosh, njofton BTA.
Bullgari do të marrë pjesë edhe në garën e dysheve, ku partner i tij do të jetë veterani Nicolas Mahut. “Kam pasur fatin të luaj disa herë dyshe me Grigor Dimitrovin dhe jam i lumtur që do ta përfundoj karrierën time përkrah tij”, tha francezi.
Për shkak të periudhës së gjatë të rikuperimit nga dëmtimi në muskujt e gjoksit, tenisti bullgar ka humbur pozita të rëndësishme në renditjen botërore. Me një total prej 1330 pikësh, ai aktualisht renditet në vendin e 38-të – pozicioni i tij më i ulët që nga 25 gushti 2019, kur ishte në vendin e 78-të.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..