Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit
Foto: BTA

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë detyrimi dhe përgjegjësie ndaj praktikës parlamentare në kushte bashkëqeverisjeje”, tha Kisellova. Ajo shtoi se rregullorja parlamentare parashikon mënyrën e veprimit në raste të tilla – zëvendëskryetari nga grupi parlamentar më i madh e drejton punën e deputetëve deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. “Për mua ishte një nder,” përfundoi Kisellova, e cila u përcoll me duartrokitje.

Raja Nazarjan, e nominuar nga grupi parlamentar GERB–SDS, u zgjodh kryetare e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Ajo mori mbështetjen e 129 deputetëve, 77 votuan kundër dhe 14 abstenuan.

Raja Nazarjan

Sipas rregullores parlamentare, propozimi për shkarkimin e parakohshëm të kryetarit i paraqitet për votim në seancën e parë pas ditës kur u dorëzua, ndërsa zgjedhja e re duhet të zhvillohet brenda 14 ditëve nga miratimi i vendimit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Вьоса Османи

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..

botuar më 25-11-21 8.02.MD
Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski sulmoi sërish Bullgarinë për temën e “pakicës maqedonase”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..

botuar më 25-11-21 9.57.PD
Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev kërkon sërish referendum për aplikimin e euros

Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..

botuar më 25-11-19 12.58.MD