Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës

Foto: Presidenca

Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes si të vendeve të Evropës Juglindore, ashtu edhe të Bashkimit Evropian, dhe meriton vlerësim e mbështetje. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi në Riad me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Të dy u takuan në kuadër të edicionit të nëntë të forumit “Iniciativa për Investime të Ardhshme”, i organizuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Të dy presidentët ndanë qëndrimin e përbashkët se përparimi i vendeve kandidate për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet në bazë të arritjeve të tyre konkrete dhe reformave reale të ndërmarra. Presidenti Radev theksoi gjithashtu konsensusin politik dhe shoqëror në Kosovë në mbështetje të integrimit evropian, si dhe veprimet sistematike të institucioneve në këtë drejtim.

Gjatë takimit, kreu i shtetit bullgar shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentes Osmani për veprimet e ndërmarra në mbështetje të komunitetit bullgar në Kosovë dhe për përfshirjen e tij institucionale.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Presidenca 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kundërshtojnë pagën minimale prej 605 eurosh, po përgatitin protestë

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor,..

botuar më 25-10-29 2.54.MD

Gati 60% e të punësuarve në Bullgari marrin paga nën nivelin e shpenzimeve jetike

Të ardhurat e nevojshme mujore për të mbajtur një person të punësuar, që jeton vetëm, në shtator 2025 ishin 1547 leva (748 euro). Për një familje me tre anëtarë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç nevojiten 2785 leva (1346 euro). Këto të dhëna i bëri të..

botuar më 25-10-29 1.35.MD

I kujtojnë Këshillit për Mediat Elektronike se komunizmi në Bullgari është shpallur me ligj si kriminal

Prof. Vili Lilkov dhe avokati Petër Sllavov paralajmëruan Këshillin për Mediat Elektronike për transmetimin e paligjshëm të filmit me seri të vitit 1969 “Në çdo kilometër”, raporton faqja e Shoqatës së Gazetarëve Bullgarë (sbj-bg.eu). Në një letër..

botuar më 25-10-29 12.19.MD