Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festë "Monstruoze" në Kopshtin e Doktorit

Festa Monstruoze 2023
Foto: Facebook /Festa Monstruoze

Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat deri më 2 nëntor. Ka një pazar, një zonë ushqimi dhe një skenë për shfaqje live. Organizatorët ofrojnë një shfaqje të vërtetë interesante. Gjatë ditës, vizitorët mund të vizitojnë stendat tematike të artistëve dhe stilistëve bullgarë, të marrin pjesë në punëtori dekorimi me kunguj, dhe në mbrëmje - të zhyten në shfaqje dritash dhe konkurse për kostumin më të mirë.
Artistët profesionistë të grimit i transformojnë ata që dëshirojnë në heronj nga filmat dhe legjendat, ndërsa në një skenë ka demonstrime nga artistë rruge dhe muzikantë. Ekziston gjithashtu një zonë gastronomike ku ofrohen kokteje me kungull dhe karamel. Hyrja është falas dhe atmosfera është më shumë argëtuese sesa e frikshme. Kjo është një nga ngjarjet e pakta të qytetit që bashkon dizajnin, artin, muzikën dhe teatrin në ambient të hapur, me theks mbi kreativitetin e të rinjve.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Facebook /Festa Monstruoze (arkiva)




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD