Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë i regjistruar që nga fillimi i statistikave në vitin 2004.

Rritja më e madhe në numrin e pasagjerëve krahasuar me vitin e mëparshëm u regjistrua në Hungari – 60%. Në anën tjetër, u shënua një rënie në Rumani (-4.9%) dhe Bullgari (-3.1%).

Sa i përket numrit të pasagjerëve për frymë të popullësisë, Luksemburgu udhëheq me 32.8 udhëtime për person. Bullgaria dhe Rumani janë ndër vendet me nivelet më të ulëta, me nga 3.6 udhëtime për person.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA, ec.europa.eu/eurostatRritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..