Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria në prag të eurozonës”. Ajo theksoi se tani detyra është që euroja të adoptohet dhe të shoqërohet me politika të mençura. “Të paktën, le të synojë Bullgaria ritme të qëndrueshme më të larta të rritjes ekonomike, në mënyrë që brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm të ardhurat për frymë të arrijnë mesataren e BE-së,” apeloi Georgieva. Sipas saj, Bullgaria përballet me sfida serioze afatmesme dhe afatgjata: plakje të popullsisë, largim të kapitalit njerëzor (emigracion), si dhe nevoja të mëdha në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes — faktorë që rrisin presionin mbi shpenzimet fiskale. Në përfundim, ajo theksoi se përgjigjja e shkurtër për pyetjen se si të arrihet zhvillim më i mirë, pavarësisht të gjitha sfidave, është: përmes politikave të përgjegjshme, të fokusuara në ftohjen e ekonomisë, mbrojtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar, si dhe në rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e sektorit privat.

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë nuk duhet të shihet si qëllimi përfundimtar. “Kjo është vetëm fillimi i udhëtimit”, theksoi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në fjalimin e saj para forumit. Ajo u bëri thirrje autoriteteve dhe qytetarëve që të mos dorëzohen përballë “lodhjes nga reformat”, por të vazhdojnë me ndryshimet strukturore dhe ekonomike. Lagarde komentoi edhe shqetësimet më të zakonshme që shoqërojnë procesin e anëtarësimit – humbjen e sovranitetit kombëtar dhe rritjen e çmimeve. “Bullgaria nuk do të humbasë kontrollin mbi politikën e saj ekonomike. Në praktikë, vendi tashmë importon politikën monetare të ekonomive më të mëdha, por pa pasur një zë në tryezë”, theksoi ajo. Shefja e sistemit bankar të eurozonës nënvizoi se, sa i përket çmimeve, efekti i përkohshëm i rrumbullakimit të çmimeve gjatë aplikimit të euros është zakonisht minimal dhe vërehet vetëm gjatë gjashtë muajve të parë. “Pas kësaj periudhe, efekti në çmime absorbohet plotësisht,” shtoi Lagarde.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, BTA
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Një forum biznesi me temë "Bullgaria - Kina: bashkëpunimi në sektorin e automobilave" do të mbahet më 26 nëntor në Sofje. Organizatorët e tij janë Dhoma..
Projektbuxheti shtetëror u miratua në lexim të parë nga Asambleja Kombëtare më 21 nëntor. Megjithatë, ndryshimet e planifikuara në kuadrin financiar..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon..