Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë.Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo Pimpirev. “Kushdo që mban çelësin e sekreteve të Kontinentit të Bardhë mban të ardhmen tonë”, tha Radev.“Një nga kontributet më të rëndësishme të eksploruesve të Antarktidës është fakti se gjatë viteve ata kanë arritur të ndërtojnë një model të një të ardhmeje të suksesshme për planetin - një të ardhme jo të luftërave dhe shkatërrimit të ndërsjellë, por të mirëkuptimit, miqësisë, solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë”, shtoi presidenti.

Për të katërtin vit radhazi, ekspedita bullgare do të lundrojë drejt Kontinentit të Akullt me anijen kërkimore bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”.Grupi i parë i shkencëtarëve bullgarë do të niset më 10 nëntor për në bazën polare “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAMë shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..