"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se partia do ta kundërshtojë atë kur projekti të dalë për diskutim në parlament. "Dje na u paraqit buxheti më i keq që nga koha e Zhan Videnovit - në 30 vitet e fundit, buxheti nuk ka përfaqësuar kurrë një cunami të tillë ekonomik për ekonominë, kurrë shteti nuk e ka drejtuar armën e tij ndaj biznesit në këtë mënyrë. Sipas fjalëve të tij, Bullgaria është aktualisht në rrugën e saj për të ndjekur Rumaninë, por me disa dallime. "Rumania ishte shumë e ngadaltë për të hyrë në këtë skenar për 10 vjet. "Bullgaria është në rrugën e saj për të hyrë në skenarin rumun pas tre ose katër vjetësh, dhe pas tre ose katër vjetësh do të detyrohemi të kthehemi në dimrin e vitit 1997, kur po i shkurtonim shpenzimet shumë seriozisht", komentoi Mirçev. Martin Dimitrov nga partia theksoi se partia në pushtet nuk e ka mbajtur premtimin e saj për të mos rritur taksat dhe dha si shembull rritjen e dyfishtë të "taksës së dividentëve" dhe rritjen e kontributit të sigurimeve shoqërore. "Po, Bullgaria" e përshkroi si skaçndaloze futjen nga 1 janari i vitit të ardhshëm të një detyrimi për të gjitha institucionet tregtare që të përdorin vetëm softuer të miratuar nga shteti - një masë që u anulua në vitin 2020, pasi krijon një barrë shtesë për biznesin.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për..
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata..